Euforia e Kosovës ia ndryshon mendjen edhe Kamberit?

Kombëtarja e Kosovës mund të pasurohet me një emër të ri në skuadër.

Sport

12/06/2019 23:41

Bëhet fjalë për sulmuesin Florian Kamberi, që duket i gatshëm të heq dorë nga dëshira për të veshur fanellën e Zvicrës, vetëm e vetëm për të marrë një ftesë nga Kosova.

Kamberi 24 vjeçar, ka pasaportë zvicerane, dhe ka regjistruar disa paraqitje për gjeneratën U21 të këtij vendi.

‘Fansat e Futbollit Kosovar’ raporton se sulmuesi i Hibernian, është i gatshëm t’i thotë po Kosovës./Lajmi.net/