Etrit Berisha ndërron skuadër, transferohet në Francë
Etrit Berisha nuk do të vazhdojë me skuadrën e Atalantas.
Sport
Portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha, do të ndërrojë skuadër këtë afat kalimtar, pasi është vënë në shitje nga Atalanta.
Ish portieri i Lazios thuhet se karrierën do ta vazhdojë në Francë.
Është skuadra e Lille që ka shprehur interesim për 29 vjeçarin nga Prishtina.
Lille mund të paguajë deri në shtatë milionë euro për Etrit Berishën./Lajmi.net/