Eto’o rikthehet në Serie A?

Sampdoria ka një ide të çmendur. Klubi italian është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Evertonit, Samuel Eto’o.

Sport

08/01/2015 09:10

Një ide, por mjaft interesante dhe e cila i bënë të ëndërrojnë tifozët.

Samuel Eto’o është kërkesa më e re e Sampdorias, ka njoftuar “Gianluca di Marzio”.

Pas ndeshjes kundër Lazios, drejtuesit e klubit nga qyteti i Genovas kanë kontaktuar me menaxherin e yllit kamerunas, Claudio Vigorelli.

Nga ana e sulmuesit të Evertonit, ekziston dëshira për të konsideruar ofertën e Sampdorias.

Mirëpo, klubi italian ka telashe të mbulojë pagën prej 3 milionë eurosh në vit, dhe bonuset, sa përfiton Eto’o aktualisht në Goodison Park.

Eto’o ka përvojë nga Serie A pasi ka kaluar një aventurë të suksesshme në Inter gjatë periudhës 2009-2011.