Eto’o pensionohet në Mallorca

Sulmuesi i Chelseas, Samuel Eto’o ka bërë të ditur se synon të përfundojë karrierën te ish skuadra e tij, Mallorca. Reprezentuesi kamerunas, i cili iu bashkua gjigantit londinez nga klubi rus Anzhi Makhachkala në gusht, shënoi het-trik për ekipin e Jose Mourinhos në fitoren 3:1 ndaj Manchester Unitedit të dielën. Por, 32-vjeçari ka njoftuar se…

Sport

20/01/2014 18:39

Sulmuesi i Chelseas, Samuel Eto’o ka bërë të ditur se synon të përfundojë karrierën te ish skuadra e tij, Mallorca.

Reprezentuesi kamerunas, i cili iu bashkua gjigantit londinez nga klubi rus Anzhi Makhachkala në gusht, shënoi het-trik për ekipin e Jose Mourinhos në fitoren 3:1 ndaj Manchester Unitedit të dielën.

Por, 32-vjeçari ka njoftuar se nuk planifikon të pensionohet në Stamford Bridge.

“Gjithmonë do të më pëlqej Barcelona, por personalisht preferoj të pensionohem te Mallorca”, deklaroi Eto’o për Cadena Cope.

“Biri im më ka vënë nën presion të pensionohem atje, pasi ai vjen nga ai qytet. Kam nënshkruar me Chelsean deri në fund të sezonit dhe dua të kënaqem deri atëherë. Pastaj, më vonë, do të shkoj në Mallorca”, u shpreh ylli kamerunas që luajti në Mallorca mes 2000-2004.

Mallorca gjendet në Segunda Disivision, në pozitën e tetë pas rënies nga La Liga në edicionin e kaluar.