Eto’o, objektiv i Arsenalit

Arsenali është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Chelseas, Samuel Eto’o. Ylli kamerunas është futbollist i lirë, pas skadimit të kontratës me Blues.

Sport

29/05/2014 11:48

Përplasja mes Samuel Eto’os dhe Jose Mourinho është sinjal për largimin e sulmuesit nga Chelsea, gjatë afatit kalimtar i janarit.

Në fakt, ylli kamerunas pas di sa javësh do të jetë futbollist i lirë pasi do t’i skadojë kontrata me gjigantin londinez. Mirëpo, pavarësisht moshës 33-vjeç ai vazhdon të zgjojë interesim nga klube të mëdha.

Sipas tabloidit britanik Mirror, Arsenal ka shprehur interesim për transferimin e tij dhe menaxheri Arsene Wenger tashmë ka zhvilluar kontaktet e para me përfaqësuesit e futbollistit.

Megjithatë, Eto’o nuk është opsion i parë i Arsenalit, pasi Wenger preferon të riun Alvaro Morata, i cili do të largohet nga Real Madrid, në kërkim të minutazhit më të madh.