Eto’o: Mourinho është idiot

Sulmuesi i Chelseas, Samuel Eto’o e ka quajtur idiot menaxherin e Chelseas, Jose Mourinho, i cili më herët gjatë këtij viti kishte hedhur dyshime mbi moshën e vërtetë të yllit kamerunas.

Sport

15/05/2014 14:35

Një sulm i jashtëzakonshëm i Samuel Eto’os në drejtim të menaxherit të tij te Chelsea, Jose Mourinho.

Special One kishte hedhur dyshime mbi moshën e vërtetë të yllit kamerunas, më herët gjatë sezonit të sapo përfunduar të Premierligës.

Por, Eto’o është shprehur mjaft ashpër në drejtim të strategut portugez.

“Jam 33 vjeç. Nuk e di pse ai idioti ka thënë se jam më i vjetër se sa mendoni”, deklaroi Eto’o për Africanfootball.com.

“Plaku është ende më i mirë se disa të rinj. Dikush mendon se do të përfundoj karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Lindjen e Mesme, por unë do të vazhdoj të luaj në Premierligë. Ku? Nuk do t’ju tregoj”, u shpreh ai.

Eto’o po ashtu theksoi se Botërori i Brazilit nuk do të jetë i fundit për të.

“Ky nuk do të jetë Botërori im i fundit, mund të luaj edhe në të tjerë”, përfundoi ai.