Eto’o i thotë ‘tung’ Kamerunit
Sulmuesi i Chelseat, Samuel Eto’o ka thënë se do të tërhiqet nga ekipi i Kamerunit për “arsye familjare” pas mosmarrëveshjeve me elektorin Volker Finke rreth përzgjedhjeve në skuadër, pavarësisht se i ndihmoi skuadrës të arrijë deri në fazën finale të kualifikimeve të Afrikës për Kampionatin botëror në Brazil. 32-vjeçari, i cili kishte kërcënuar me tërheqje…
Sport
Sulmuesi i Chelseat, Samuel Eto’o ka thënë se do të tërhiqet nga ekipi i Kamerunit për “arsye familjare” pas mosmarrëveshjeve me elektorin Volker Finke rreth përzgjedhjeve në skuadër, pavarësisht se i ndihmoi skuadrës të arrijë deri në fazën finale të kualifikimeve të Afrikës për Kampionatin botëror në Brazil.
32-vjeçari, i cili kishte kërcënuar me tërheqje nga futbolli ndërkombëtar në shtator 2012 para se ta ndryshonte mendjen, i tha bashkëlojtarëve të tij në zhveshtore pas fitores 1-0 në shtëpi ndaj Libisë se do të përfundojë karrierën e tij 16 vjeçare me Kamerunin, sipas të përditshmes franceze L’Equipe.
Njoftimi i tij erdhi pas një jave të tensionit në skuadër kur Eto’o kërkoi që portieri Carlos Kameni dhe sulmuesi Achille Webo të ftohen për takimin kundër Libisë, por gjermani Finke nuk u pajtua me të.
Eto’o, i cili u transferua në Chelsea nga skuadra ruse Anzhi Makhachkala muajin e kaluar, shënoi 56 gola në 114 paraqitje për Kamerunin dhe bëri tri paraqitje në Kampionat botëror 1998, 2002 dhe 2010.