Eto’o golat, Chelsea fitoren

Samuel Eto’o ishte hero i Chelseas në fitoren 3-0 ndaj Schalkes në Stamford Bridge, në duelin e xhiros së katërt në Grupin E të Ligës së Kampionëve. Skuadra e Jose Mourinhos e përforcoi statusin e liderit të grupit me fitoren e dytë të njëpasnjëshme ndaj skuadrës gjermane dhe tani udhëheq e vetme me 9 pikë.…

Sport

06/11/2013 21:46

Samuel Eto’o ishte hero i Chelseas në fitoren 3-0 ndaj Schalkes në Stamford Bridge, në duelin e xhiros së katërt në Grupin E të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Jose Mourinhos e përforcoi statusin e liderit të grupit me fitoren e dytë të njëpasnjëshme ndaj skuadrës gjermane dhe tani udhëheq e vetme me 9 pikë.

Sulmuesi kamerunas e shfrytëzoi paraqitjen si titullar në vend të lënduarit Fernando Torres dhe shënoi dy herë në minutat 31 dhe 54 duke e kaluar Chelsean në epërsi të konsiderueshme.

Kurse, rezultatin përfundimtar e vulosi sulmuesi tjetër, Demba Ba, i cili realizoi golin e tij të parë këtë edicion për gjigantin londinez. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Basel barazoi 1-1 me Steaua Bukureshtin

Chelsea – Schalke 3-0

Basel – Steaua 1-1

Tabela

Chelsea 9 pikë

Schalke 6

Basel 5

Steaua 2