Etiopia kërkon falje pasi e “fshiu” Somalinë nga harta

Ministria e Jashtme e Etiopisë kërkoi falje pasi një hartë e Afrikës në ueb-faqen e saj e përfshinte edhe Somalinë fqinje brenda kufijve të Etiopisë.

Bota

27/05/2019 16:14

“Na vjen sinqerisht keq për ndonjë konfuzion dhe keqkuptim që mund të ketë shkaktuar ky incident”, thuhet në deklaratë.

Somalia është fshirë tërësisht nga harta, por territori i vetëdeklaruar i Somalilandit – i cili nuk është i njohur ndërkombëtarisht – është shfaqur.

Harta ka shkaktuar reagime të shumta në mediat sociale.

Disa somalezë kanë thënë se ajo zbulon një plan më të gjerë të Etiopisë për të aneksuar vendin e tyre.

Gabimi është veçanërisht i ndjeshëm pasi Etiopia dhe Somalia prej kohësh kanë qenë rivale dhe kanë luftuar disa luftëra në kufi.

Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë nisur të përmirësohen prejse kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, ka ardhur në pushtet vitin e kaluar dhe ka bërë vazhdimisht përpjekje për qetësimin e tensioneve në rajon. /rel