Essien bëhet Milanist

Asnjë problem, asnjë kthim mbrapa. Michael Essien ka kaluar vizitat mjekësore në Milanello pa shfaqur asnjë problem në gjurin të cilin e operoi disa herë në të kaluarën, ka njoftuar Gianluca di Marzio, gazetar dhe analist i tregut të futbollistëve për Sky Sport Italia. Mesfushori ganez spekulohej se mund të rikthehet në Chelsea pas publikimit…

Sport

26/01/2014 12:45

Asnjë problem, asnjë kthim mbrapa.

Michael Essien ka kaluar vizitat mjekësore në Milanello pa shfaqur asnjë problem në gjurin të cilin e operoi disa herë në të kaluarën, ka njoftuar Gianluca di Marzio, gazetar dhe analist i tregut të futbollistëve për Sky Sport Italia.

Mesfushori ganez spekulohej se mund të rikthehet në Chelsea pas publikimit të lajmeve se Milan ka vërejtur shkallë të dobët të formës së tij fizike, menjëherë pas testeve të para pas ardhjes së tij në klub nga gjiganti londinez.

Mirëpo, ylli ganez i ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore dhe të hënën pritet të nënshkruajë kontratën me Milanin që besohet se do të vlejë deri në vitin 2015.