Essex dhe Faiers konfirmojnë lidhjen

Joe Essex dhe Sam Faiers si duket me anë të një fotografie kanë konfirmuar se janë bashkë në një lidhje dashurie.

ShowBiz

01/04/2014 20:33

Essex dhe Faiers gjatë javëve të fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes nga mediat, për një ribashkim të mundshëm të tyre.

Është pikërisht një gjë e tillë që konfirmohet nga vet çifti me anë të një fotografie, ku shihen në dhomën e gjumit dhe shumë afër me njëri tjetrin.

“Ju të dy jeni një çift shumë i mirë. Yay! Jam shumë i lumtur”, ishte njëri nga reagimet e fansave në rrjetet sociale.