Eskorta e Kurtit sulmohet me vezë në Skenderaj

Një incident po raportohet se ndodhur sot në Skenderaj gjatë vizitës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili kishte shkuar për të marrë pjesë në përurimin e një çerdheje në këtë komunë. Gjatë lëvizjes së eskortës së Kurtit, automjetet e saj janë qëlluar me vezë nga persona ende të paidentifikuar.     Ngjarja ka…

Lajme

10/06/2025 12:49

Një incident po raportohet se ndodhur sot në Skenderaj gjatë vizitës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili kishte shkuar për të marrë pjesë në përurimin e një çerdheje në këtë komunë.

Gjatë lëvizjes së eskortës së Kurtit, automjetet e saj janë qëlluar me vezë nga persona ende të paidentifikuar.

 

 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të objektit të çerdhes, ndërsa zyrtarët e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës.

Lajmi.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu, por deri më tani nuk ka marr përgjigje.