Eskalon situata, protestuesit ‘pushtojnë’ zyrën popullore të presidentit (VIDEO)

21:47 | 13 Prill 2016

Protesta në Shkup

Protestuesit anti qeveritar janë zhvendosur prej para Kuvendit dhe tani gjenden sërish para zyrës popullore të Presidentit të shtetit,  dhe situata ka eskaluar.

Ata e kanë thyer derën e zyres dhe janë futur brenda, raporton “Tv Shenja”.

Protestuesit vazhdojnë të gjuajnë me gurë dhe kështu e kanë demoluar zyrën popullore të Presidentit.