Eskalon legjenda Trezeguet, fyen policinë pasi kapet i dehur me makinë

Legjenda franceze e futbollit, David Trezeguet, nuk po i kalon momentet më të mira në jetën e tij.

Sport

19/07/2019 10:18

Fituesi i Kupës së Botës me Francën, do të përballet me ligjin, pasi ka fyer policinë dhe është kapur i dehur duke ngarë makinën.

Ish ylli i Juventus ishte kapur duke vozitur me shpejtësi më të madhe sesa parashikohej në rrugën ku ishte ndalur, dhe ai kishte rastisur të jetë i dehur, raporton ‘Dailymail’, transmeton lajmi.net.

Francezi kishte shpërthyer kundër policisë, duke iu drejtuar me fjalët: “Ju të gjithë jeni dështakë, bastardë (motherf***er).

Ish – lojtarit i është konfiskuar patentshoferi pasi alkool-testi doli të  tregonte se ai ishte nën ndikimin e alkoolit. /Lajmi.net/