Është zgjedhur formacioni i vitit në Francë – nuk janë Messi dhe Neymar

Në Francë është zgjedhur formacioni më i mirë i vitit, ku në të nuk janë yjet e PSG-së, Leo Messi dhe Neymar Jr.

Sport

16/05/2022 10:26

Si çdo herë kur përfundon sezoni, atëherë publikohet edhe formacioni më i mirë i vitit në ligat përkatëse.

Ishte Franca ajo që ka publikuar 11-shën më të mirë të këtij stinori, që në të nuk janë ylli argjentinas dhe ai brazilian.

Leo kishte vështirësi në ambientimin e tij në fillim të sezonit, por më pas ai gjeti formën e tij në 25 paraqitje në Ligue 1 ka shënuar gjashtë gola dhe dhuruar 13 asistime.

Në anën tjetër, Neymar ka pasur disa probleme me lëndime, derisa në 21 ndeshje sa ka zhvilluar ka shënuar 12 gola dhe ka gjashtë asistime.

Mos zgjedhja e tyre në formacion ishte befasi, pasi pjesë e saj është Gianluigi Donnarumma me vetëm 16 paraqitje me ekipin parisien ku ka pësuar 17 gola.

PSG ka në këtë formacion katër lojtarë, sigurisht Kylian Mbappe nuk mungon së bashku me Marquinhos dhe Nuno Mendes.

Nga Monaco janë Ben Yedder dhe Tchouameni, kurse për Marseille Saliba dhe Payet. Nuk mungon goleadori Martin Terrier i Rennes, kurse nga Lens janë Jonathan Clauss dhe Seko Fofana./Lajmi.net/