Është rritur niveli i lumenjve në Britani, janë dhënë paralajmërime për vërshime

Banorët e Anglisë qendrore dhe Uellsit sot vendosën thasë me rërë dhe pompa për ujë, sepse lumenjtë janë mbushur pas motit të keq gjatë fundjavës.

Bota

18/02/2020 19:14

Agjencia për mbrojtje të mjedisit jetësor në Angli dhe Uells sot dha tetë paralajmërime serioze për vërshime, të cilat tregojnë se ekziston rrezik i pashmangshëm për jetën nga lumenjtë Savern, Vaj dhe Lag.

Banorët në rrugët e vërshuara përdorin lundra për të shkuar deri te shitorja më e afërt.

Stuhia Denis e kaploi Britaninë e Madhe të shtunën dhe të dielën, me erë me shpejtësi deri në 145 kilometra në orë dhe reshje të mëdha të shiut, pas çka ishin vërshuar rrugët, hekurudhat, shtëpitë dhe firmat.

Gjatë motit të keq pësuan tre persona.

Stuhia kaploi edhe disa pjesë të Evropës veriore dhe Suedisë jugperëndimore.