“Është penduar shumë”, Rezarta Shkurta ja heq trurin burrit gjatë pushimeve

Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj Ermal Hoxha po shijojnë një muaj të dytë mjalti.

ShowBiz

03/02/2019 23:43

Këngëtares Rezarta Shkurta, burri i saj Ermali i ka propozuar për të dytën herë martesë dhe këtë e bëri në Dubai, shkruan lajmi.net.

Çifti simpatik tashmë janë duke shëtitur vendet më të bukura ku pas Dubait ata shkuan në Zvicër  e tani çifti ndodhet në Itali.

Pavarësisht se nga postimet që Rezarta i ka bërë nëpër rrjete sociale shihej se po argëtohen mjaft, ajo e ka zbuluar një detaj interesant për ndjekësit.

Gjatë një udhëtimi me makinë, Ermali është mërzitur me Rezartën pasi ajo ka vendosur
këngë përmetare me volum të lartë.

“Ermali është penduar shumë që udhëtuam me makinë sepse kur e ke nusen me origjinë
nga Përmeti nuk shpëton dot pa dëgjuar me volume (max) Kaba nga Laver Bariu”, shkruan
Rezarta, ka shkruar Rezarta./Lajmi.net/