Është martuar me aktorin e pashëm turk, ja kë e ka simpati Almeda

Almeda Abazi është shqiptarja që ka bërë bujë si në mediet shqiptare ashtu edhe në ato turke pas lajmit se është në lidhje me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman.

ShowBiz

07/11/2017 12:03

Çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë dhe tani jetojnë të lumtur pranë njëri-tjetrit, shkruan lajmi.net.

Por, jashtë akrtimit Almeda ka treguar haptas se cili është këngëtari për  të cilin ndjen simpati të veçantë dhe ky është Justin Timberlake.

Në rrjete sociale, ajo ka publikuar video në të cilën shihet teksa po dëgjonte këngëtarin, kurse emotikoni që kishte vendosur sipër fotografisë tregonte se Almeda e pëlqen shumë Justinin.

Megjithatë, Tolga nuk mund të jetë xheloz për këtë veprim të bashkëshortes, pasi Almeda e shikon atë duke u puthur me vajza të tjera në serialet ku ai luan. /Lajmi.net/