Është gati t’i bëjë 30 vjet, Bebe Rexha ka një mesazh për ato që ndihen keq për moshën

16:31 | 11 Qershor 2019

Bebe Rexha ka një mesazh për ato që ndihen keq për moshën e tyre.

Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në Instagram, në të cilën kishte edhe një mesazh, shkruan lajmi.net.

Meqë është gati t’i mbush të 30-at, këngëtarja tha se nuk ndihet keq, por ndihet sikur vërtetë po rritet në veten e saj.

“Unë jam 29 gati t’i bëj 30 dhe bushtër ndjehem mirë. Njerëzitndihen keq për moshën e tyre, veçanërisht gratë! Por unë refuzoj të etiketohen nga një numër. Ndihem sikur po rritem në vetën time të vërtetë. Komentoni me moshën tuaj 💪🏼 🙇🏼♀️💜”, ka shkruar Bebe. /Lajmi.net/