“Është fyerje për ta”, kërkohet që gazetarët t’i bojkotojnë takimet mes VV-së e LDK-së

Analisti politik, Imer Mushkolaj po thotë se gazetarët duhet t’i bojkotojnë takimet e rradhës mes VV-së e LDK-së.

Lajme

14/12/2019 20:20

Krejt kjo sipas tij ngase është fyerje për gazetarët që pas disa orë pritje, zyrtarët e partive t’u thonë se janë pajtuar për t’i vazhduar takimet, shkruan lajmi.net.

“Gazetarët duhet t’i bojkotojnë takimet shterpë VV-LDK. Është fyerje për ta dhe pët qytetarët që pas disa orë pritje, zyrtarët e partive t’iu thonë se janë pajtuar për t’i vazhduar takimet”, shkruan në Facebook Mushkolaj.

Ndryshe, takimi i sotëm mes VV-së e LDK-së zgjati afërsisht tre orë. /Lajmi.net/