Është çarë prezervativi gjatë seksit? Ja çfarë duhet të bëni

Edhe pse nuk është paraqitje e shpeshtë, megjithatë ndodhë që prezervativi të griset gjatë kontaktit seksual. Në këtë rast mos bëni panik, por jini të përgatitur.

Lifestyle

10/01/2016 00:06

Kur duhet të jeni të shqetësuar?
Nëse vërtetoni që prezervativi është grisur, rreziku nga shtatzënia e padëshiruar dhe sëmundjet seksualisht të transmetuara është i madh, kryesisht nëse keni marrëdhënie seksuale me partnerë të panjohur. Por edhe nëse e njihni partnerin tuaj dhe nëse i anashkaloni sëmundjet ngjitëse seksuale, çdo herë ekziston frika nga shtatzënia e padëshiruar. Nëse prezervativi griset para se të ejakulojë partneri juaj, kjo nuk do të thotë se jeni të mbrojtur. Edhe para ejakulimit tek meshkujt tajohet lëng i cili përmban spermë. Prandaj, rreziku nga shtatzënia e padëshiruar ose sëmundjet seksualisht të transmetuara edhe më tej është real.

Si të reagoni pastaj?
Që të mbroheni nga shtatzënia e paplanifikuar, nuk keni zgjedhje të madhe, merrni tableta për kontraception të shpejtë ose të ashtuquajturat tableta “për një ditë pas”. Mund ti gjeni në të gjitha farmacitë, kurse më së miri është që ti merrni sa më shpejtë pas aktit seksual. Që të mbroheni nga sëmundjet seksualisht transmetuese, menjëherë pastrohuni me ujë të ngrohtë, duke mos përdorur produkte kozmetike. Kuptohet, kjo nuk do të ju mbrojë plotësisht nga sëmundjet, por do ta zvogëlojë rrezikun. Nëse gjaku, sperma ose lëngu vaginal bie në kontakt me plagë të hapur, dezinfektojeni me alkool ose betadinë. Nëse e dini që partneri juaj vuan nga ndonjë sëmundje, menjëherë vizitoni mjekun specialist. Për të qenë të sigurt se nuk keni marrë asnjë sëmundje, bëni test për virusin HIV dy javë pas aktit seksual të fundit.

Këshilla
Për të mos kaluar në gjithë këtë proces të stresit dhe pritjes, ndiqni këto këshilla:

Mos i përdorni dhëmbët, gërshërët ose ndonjë mjet tjetër të fortë për të hapur paketimin e prezervativit;

Keni kujdes me thonjtë derisa e vendosni prezervativin;

Partneri juaj duhet të përdorë prezervativë me madhësi të saktë. Nëse prezervativi është i madh është e madhe mundësia që ai të griset;

Keni kujdes që partneri juaj të shtypë pjesën e sipërme të prezervativit derisa e vendosë atë.

Në këtë mënyrë do të largoni krijimin e vakumit në prezervativ, i cili mund të shkaktojë pëlcitje të prezervativit.

Përdorni lubrifikant me bazë uji.