Është 50 vjeçare, Kylie Minogue nuk e përjashton mundësinë e martesës

Pas lidhjes së dështuar, dhe dashurisë së re, Kylie Minogue pranon se mund të ishte e nxituar të përjashtonte martesën.

ShowBiz

23/06/2018 22:32

Princesha e Pop-it, pas ndarjes thotë se ndihet ndryshe si 50 vjeçare, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

E për këtë ndryshim, ajo thotë se disa gjëra kanë filluar të kenë më shumë kuptim dhe ka dhënë një mesazh.

“Jeta është e mrekullueshme, merrni atë që dëshironi”, ka thënë këngëtarja, duke mos përjashtuar mundësinë e martesës.

Në ditëlindjen e 50-të, Kylie ka pasur një arsye më shumë për të festuar, kjo ngase festoi albumin e ri “Golden”, duke përfshirë disa prej këngëve të karrierës së saj. /Lajmi.net/