Erton Fejzullahu në Madrid (Foto)

Sulmuesi kosovar nga Mitrovica, Erton Fejzullahu, sot ka vizituar klubin e Real Madridit ku ka shfrytëzuar rastin të takohet me presidentin Florentino Perez dhe mesfushorin, Luka Modric.

Sport

22/04/2015 20:16

Sulmuesi kosovar nga Mitrovica, Erton Fejzullahu, sot ka vizituar klubin e madh spanjoll Real Madrid dhe është takuar me presidentin e klubit mbretëror, Florentino Perez dhe futbollistin Lluka Modriq.

Fejzullahu në një prononcim për Gazetën KNN ka treguar arsyet e udhëtimit të tij në Madrid.

“Bashkë me klubin ku luaj unë “Beijing Guoan FC”, kemi ardhur për të përcjell nga afër super ndeshjen e Champions Leagues ndërmjet Real Madridit dhe Atletiko Madridit”, ka thënë Fejzullahu.

Fejzullahu është duke shkëlqyer në superligën e futbollit në Kinë, ku në pesë ndeshjet e para të kampionatit ka shënuar katër gola dhe i prin listës së golashënuesve. Beijing Guoan FC , ekipi ku luan Fejzullahu aktualisht gjendet në vendin e tretë të tabelës me vetëm dy pikë më pakë se pozita e parë.

Erton 1 Erton 2