“Errea” me çmime të larta, kjo mund të jetë vlera e fanellës së Kosovës
Federata e Futbollit të Kosovës sot gjatë ditës prezantoi fanellat e reja për fazën para-kualifikim në Kampionatin Europian, Euro 2024. FFK-ja ka firmosur kontratë të re me firmën e njohur ‘Errea’ nga sezoni 2023 deri më 2026, shkruan Lajmi.net Fanella e Kosovës ende nuk është dalë në sajtin zyrtar, por çmimi i mundshëm mund të…

Sport
Federata e Futbollit të Kosovës sot gjatë ditës prezantoi fanellat e reja për fazën para-kualifikim në Kampionatin Europian, Euro 2024.
FFK-ja ka firmosur kontratë të re me firmën e njohur ‘Errea’ nga sezoni 2023 deri më 2026, shkruan Lajmi.net
Fanella e Kosovës ende nuk është dalë në sajtin zyrtar, por çmimi i mundshëm mund të jetë deri në 80 euro, duke krahasuar kështu edhe me Kombëtaret tjera, si Malta, Andorra, Bjellorusia dhe Lichtenstein.
Kosova të shtunën luan ndeshjen e parë në Tel Aviv ndaj Izraelit, kurse të martën ndaj Kombëtares së Andorrës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’./Lajmi.net/
— Erreà Sport (@ErreaOfficial) March 23, 2023