Eroll Karabaxhaku kaloi provimin për gjyqtarë ndërkombëtarë – i nënti nga Kosova

Eroll Karabaxhaku është gjyqtari i nëntë ndërkombëtar nga Federata e Ping Pongut të Kosovës, i cili dje kaloi provimin online për gjyqtarë ndërkombëtarë.

Sport

10/05/2020 10:45

Karabaxhaku ishte i vetmi nga tre kandidatët e Kosovës që kaloi këtë test, përcjell lajmi.net.

Sipas federatës, provimi u organizua sipas sistemi të ri të përcaktuar në fillim të vitit 2020, për të cilin nga FPPK-ja janë paraqitur 3 gjyqtarë aktiv, të udhëhequr nga gjyqtari ndërkombëtar Bashkim Gashi.

“Gashi theksoi se me datën 09.05.2020, tre kandidatët e paraqitur për gjyqtarë ndërkombëtar nga FPPK iu nënshtruan provimit online dhe me këtë rast Eroll Karabaxhaku e ka kaluar me sukses provimin, ndërsa dy kandidatët tjerë kanë pasur me pak fat. Si rezultat i kësaj, nga sot Kosovës i shtohet edhe një gjyqtarë ndërkombëtar në pingpong. Urime dhe suksese për gjyqtarin e ri në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e FPPK-së.

Ky është një lajm mjaft i mirë për sportin vendor, sidomos ping pongun. /Lajmi.net/