Ermali poston fotografinë më të ëmbël të motrës dhe mbesës
Bulza Fejzullahu e cila është bija e këngëtarit Sabri Fejzullahu tash e disa vite është larguar nga skena muzikore.

ShowBiz
Ajo jeton në Amerikë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, kurse padyshim që janë familjarët ata që ndjejnë mungesën më të madhe të saj, shkruan lajmi.net.
Ermali ka ndjerë mungesën e Bulzës dhe mbesës dhe publikoi në Insta-Story një imazh të ëmbël të tyre duke ia lënë mbishkrimin “Zemra e vllaut me qikin e dajes”.
Derisa Bulza është larguar tërësisht nga muzika, Ermali ka ndjekur hapat e babait dhe ka realizuar një varg hitesh deri në këtë ditë.
Kënga e fundit e tij është “VIP”, të cilën e solli në bashkëpunim me grupin KAOS, presim të shohim a do të ketë edhe ndonjë projekt të ri në fundvit. /Lajmi.net/