Ermal Meta shpallet fitues i festivalit “Sanremo”

Në festivalin e "Sanremos" këtë vit kishte edhe një shqiptar në garë.

ShowBiz

11/02/2018 08:00

Bëhet fjalë për Ermal Metën i cili mori pjesë me këngën “Non mi avete fatto niente”, në duet me Fabrizio Moro, shkruan lajmi.net.

Pjesëmarrja e tij në këtë festival bëri shumë bujë, kjo ngase ishte vlerësuar se kënga është plagjiat dhe u pezullua nga gara.

Megjithatë, pas sqarimeve të këngëtarëve dhe rikthimit në festival, Ermal Meta mbrëmë bëri krenar të gjithë shqiptarët.

Ai dhe Fabrizio  fituan festivalin duke u shpallur kënga që do ta përfaqësojë Italinë në festivalin “Eurovision”, që këtë vit mbahet në Lisbonë të Portugalisë. /Lajmi.net/