Ermal Meta merr vendin e tretë në festivalin e Sanremos

Festivali i Sanremos është mbajtur edhe këtë vit.

ShowBiz

07/03/2021 09:59

Ka qenë grupi i rrokut Maneskin ata që kanë rrëmbyer vendin e parë të Festivalit të Sanremos, shkruan lajmi.net.

Vendin e dytë në këtë edicion e kanë e zënë këngëtarë të huaj Francesca Michielin dhe Fedez kurse vendin e tretë Ermal Meta.

Këngëtari shqiptar, arriti të sigurojë vendin e parë në fazën e parë të televotimit me këngën “Un milione di cose da dirti” “Një milionë gjëra për të thënë” dhe emri i tij përmendej në mediat italiane si fitues i Sanremo 2021.

Në garë për vendin e parë të festivalit ishin 26 këngëtarë, ku në fund të fazës së parë u eliminuan prej televotimit 23 prej tyre. Ishte juria ajo që ndau më pas tre çmimet e para.

Ndryshe, ky ka qenë edicioni i 71-të i festivalit./Lajmi.net/