Ermal Mamaqit dhe djalit të Sali Berishës u merret patentë shoferi
Mbrëmjen e djeshme policia rrugore i ka hequr patentën djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berisha dhe moderatorit Ermal Mamaqi.

ShowBiz
Shkëlzen Berisha dhe Mamaqi po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara mbrëmjen djeshme te Tegu, e për pasojë u është hequr patenta.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Shkëlzen Berisha po lëvizte me shpejtësi 128 km/h me një makinë tip Benz S320.
Ndërsa, Mamaqi duhet të paraqitet në komision ku pritet të merret vendimi për heqjen e patentës nga 1 deri në 3 muaj, si dhe gjobë administrative.