Ermal Mamaqi vs Olti Curri

Shqiptarët në Facebook kanë pasur rastin të shohin sot një ‘duel’ mes artistit Ermal Mamaqi dhe Olti Currit, për këngën ‘Mos pi mall, bëj palestër’ dhe kjo ka mërzitur Bes Kallakun.

ShowBiz

27/06/2014 13:54

Ermal Mamaqi ka publikuar dje një këngë me Dr. Florin me titull ‘Mos pi mall, bëj palestër’. Kënga thotë që është më mirë të shkojmë në palestër se të helmohemi me gjëra narkotike, por Olti Curri nuk e ka marrë kështu.

Ai në profilin e tij në Fcaebook ka shkruar: ‘”Mos pi mall, bëj palestër” një këngë që pasi e dëgjon të shtyn më shumë të pish mall sesa të regjistrohesh në palestër…” dhe këtu fillon ‘dueli’.

Ermal Mamaqi e ka parë statusin dhe nuk e ka lënë pa ia kthyer, duke shkruar me humor si gjithmonë:

”Lajm i keq nga Olti Curri.
Olti pasi dëgjoi këngën tonë të fundit, la palestrën dhe filloi mallin.
I lutem të gjithë shpërndarësve mos i jepni mall Olti Currit!!!”

Këta kanë vazhduar me postime kundrejt njëri tjetrit, gjë që ka shtyer aktorin Bes Kallaku të reagojë. Ai ka inçizuar veten dhe videon e ka postuar në Facebook, ku shihet mjaft i mërzitur për ‘grindjen’ e çunave:

 

 
Nuk dihet nëse këta të dy e kanë pasur seriozisht, por janë ndarë në mënyrë paqësore…