Ermal Mamaqi këndon ‘Serenata’

Ermal Mamaqi na ka sjellur freksi me një këngë shumë verore dhe një videoklip me vajza të bukura e të hareshme.

ShowBiz

28/06/2014 02:24

Edhe artisti Ermal Mamaqi ka përgatitur këngë për këtë sezon veror. Ndryshe nga këngët deri tani që kanë qenë kryesisht bashkëpunime, Ermali këndon vetë këngën ‘Serenata’.

Teksti i këngës është shkruar nga Dr. Flori, me të cilin Ermali para pak ditësh ka lansuar një bashkëpunim.

Muzika dhe orkestrimi është bërë nga Marsel Gunga dhe është një këngë e lehtë dhe vërtetë e lezetshme që do na përcjellë këtë sezon ntë nxehtë të verës dhe kohës në plazh.

Videoklipi është bërë me disa skena pikërisht në plazh, me një grup shoqesh të cilat kënaqen në kohën e pushmieve nën ritmet e këngës.