Ermal Mamaqi, deklaratë prekëse për UÇK dhe luftën në Kosovë

Ermal Mamaqi ka shkruar për 1 milion fansat në Facebook një postim për luftën në Kosovë dhe tmerret që kanë përjetuar ata në atë periudhë shumë të vështirë dhe të paharrueshme.

 

ShowBiz

20/04/2014 23:59

Duket se artistët shqiptarë vërtetë janë prekur shumë me ardhjen e artistit serb Zdravko Colic dhe askush nuk po e mban mllefin në vete.

Pas një reportazhi të televizionit \’Top Channel\’ në emisionin \’Excluzive\’ ku kanë treguar ndodhitë dhe mizoritë e luftës në Kosovë dhe rezistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të mbrojtur popullin e tyre, Ermali vërtetë është prekur dhe ka zgjedhur ta shpërndajë zemërimin me fansat e tij në Facebook, ku janë më se 1 milionë shqiptarë.

Aktori që zakonisht bën poste komike dhe ironike, në këtë postim mund të ndihet hidhërimi i tij.

Ai ka postuar foton e komandant Xhafer Kadirit, foto e cila ka arritur të prekë shumë njerëz madje duke arritur të bëhet kopertinë e revistës franceze \’Courrier\’.

Ermali kësaj fotoje i ka ngjitur një tekst po aq prekës:

\”A jane lot gezimi per çlirimin apo jane lot dhimbje per ate çka kaloi? Apo per ate qe do the vinte me pas?
Jam shume i prekur,i tronditur nga emisioni Exclusive ne TCH. Na kujtoi mizorine Serbe…
Perulem me dhimbje para gjithe Shqipetareve te Kosoves qe kaluan ato tortura te cilat edhe sot vazhdojne ti vuajne ne forma dhe dimensione te tjera. 
Ato vajza dhe gra qe paten ate fat çnjerezor,meritojne \”Perkrahje\” dhe jo Perçmim. 
Zoti ja u befte dhimbjen me te lehte dhe ti japi force per te gjetur \”Shprese\”…\”