Ermal Krasniqi zëvendëson Rashanin? Kështu deklarohet trajneri Giresse

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse është duke folur në një konferencë për media në prag të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Izraelit dhe Andorrës. “Dardanët” do ta nisin ciklin kualifikues me ndeshjen e parë kundër Izraelit në udhëtim më 25 mars, ndërkaq tri ditë më vonë luajnë në Prishtinë kundër…

Sport

20/03/2023 11:09

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse është duke folur në një konferencë për media në prag të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Izraelit dhe Andorrës.

“Dardanët” do ta nisin ciklin kualifikues me ndeshjen e parë kundër Izraelit në udhëtim më 25 mars, ndërkaq tri ditë më vonë luajnë në Prishtinë kundër Andorrës.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse foli për ftesën e mundshme të Ermal Krasniqit, që u raportua si zëvendësues i Elbasan Rashanit.

“Sa i përket Ermal Krasniqit. Ai është në paralistë. Nuk ishte i ftuar në listën e lojtarëve që veç i dimë. Kemi lojtarë që nuk ndihen mirë. Ndoshta edhe ftohet Ermal Krasniqi”, tha Giresse në konferencë për media, shkruan lajmi.net.

Kosova është në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën./Lajmi.net/