Ermal Krasniqi, lojtari i javës në BKT Superligë

Ermal Krasniqi, për të tretën herë, është shpallur lojtari i javës në BKT Superligë.

Sport

29/04/2022 09:52

Futbollisti i Ballkanit këtë çmim e kishte marrë edhe në xhiron e dytë dhe të 11, transmeton lajmi.net.

Anësori i suharekasve shënoi golin e fitores ditën e djeshme ndaj Dritës, për ta afruar skuadrën e tij edhe më shumë drejt titullit kampion.

Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e Ballkanit e ndau Artan Ceceila, menaxher i departamentit në BKT.

Gjatë këtij sezoni me “portokallezinjtë”, Krasniqi ka shënuar 10 gola dhe tri asistime në 26 ndeshje. /Lajmi.net/