Ermal Fejzullahu vjen me reagim ndaj Olti Currit lidhur me komentin ‘racist’

Ermal Fejzullahu i ka reaguar Olti Currit.

ShowBiz

15/04/2019 18:03

Ermal Fejzullahu ka rënë pre e kritikave, pas një komenti ‘racist’ që i bëri një njeriu me ngjyrë, shkruan lajmi.net.

Faton Shoshi ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën u shfaq pranë një personi me ngjyrë dhe më pas komenti që e ka shkruar Ermal Fejzullahu pranë kësaj fotografie ësht komentuar mjaft shumë.

Ishte edhe Olti Curri ai i cili ka reaguar lidhur me këtë fakt nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagramin.

E më pas nuk ka munguar reagimi i Ermalit i cili pranë postimit i ka shkruar koment Oltit duke lënë të kuptohet se ishte një shaka.

“Të kuptuarit e batutave është një aftësi në vete! Përpiqu të kuptosh se ngjyra e lëkurës, në të cilën ti vë theks, asnjëherë nuk është batutë, është racizëm. Unë racist nuk kam qenë ndonjëherë. Që të jesh më afër kapjes së batutës shiko qëndrimin e protagonistëve në foto!”, tha ndër të tjera Ermal Fejzullahu./Lajmi.net/