Ermal Fejzullahu shkroi koment ‘racist’, i reagon Olti Curri

Ermal Fejzullahu ka rënë pre e kritikave, pas një komenti 'racist' që i bëri një njeriu me ngjyrë.

ShowBiz

15/04/2019 15:23

Faton Shoshi ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën u shfaq pranë një personi me ngjyrë, shkruan lajmi.net.

Në mesin e shumë komenteve, të bie në sy edhe ai i Ermal Fejzullahut, i cili me shaka shkroi “Thuj le t’kesh pak se s’po dihet qka eshte”.

Pas këtyre fjalëve, kanë shkuar shumë kritika në adresë së këngëtarit, e një prej tyre ishte edhe ajo nga opinipnisti i njohur shqiptar, Olti Curri.

“a po me shohin syte??
Ermal Fejzullahu, djali bjond i suedezit bardhosh dhe sykalter Sabri Fejzullahu, ben batute per ngjyren e erret te lekures dikujt !!!
Tani ka mbetur te komentoj une te shendoshet: o bol …”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/