Ermal Fejzullahu: Gjithmonë fitimtare lufta e drejtë e UÇK-së

Edhe Ermali ka reaguar lidhur me arrestimet e krerëve të OVL- UÇK-së.

ShowBiz

26/09/2020 19:01

Dita e djeshme ishte me të papritura në skenën politike, kjo ngase specialët e EULEX-it bastisën zyrat e OVL-UÇK-së, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, nga ky aksion përfunduan të arrestuar dy krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Kjo ngjarje ka nxitur debat, teksa shumë prej fytyrave publike kanë reaguar përmes rrjeteve sociale, duke shprehur përkrahjen për ish-pjesëtarët UÇK-së.

Këngëtari Ermal Fejzullahu, përmes një postimi në Instagram shkruan “Gjithmone fitimtare lufta e drejte e UCK-se”.

Kujtojmë se Ermal Fejzullahu ashtu sikurse kolegët e tij, nuk ka qenë aktiv gjatë këtyre muajve me koncerte për shkak të pandemisë COVID-19.

Por, ai nuk ishte i angazhuar as me realizimin e këngëve të reja, kështu që shijoi në maksimum këtë periudhë bashkë me familjen, duke udhëtuar në destinacione të ndryshme. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CD3V_IQB6WC/