Erleta, kandidate e VV-së për deputete

Erleta Hoti, vajza e veprimtarit politik, Ukshin Hoti, ka marrë më shumë se njëqind vota nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të këtij subjekti politik.

Lajme

16/05/2014 10:32

Kështu raporton Koha.net, ndërsa vet Erleta ka thënë për KosovaPress se ajo ende nuk ka të dhëna zyrtare.

\”Për vete nuk kam asnjë burim zyrtar. Në mënyrë paushallë nuk ma lejon ndërgjegjja të flas. Listat e kandidatëve për deputetë tek sot janë shqyrtuar në VV. Ende nuk kam ndonjë lajm konkret”

Hoti ka qenë redaktore në Radiotelevizionin e Kosovës, por kishte dhënë dorëheqje më herët nga aty.

Në listën e kandidatëve të Vetëvendosjes do të përfshihen edhe dy “prurjet” e reja në këtë parti, Avni Zogiani e Ilir Deda. Së fundi në këtë parti është bashkuar edhe ish deputeti nga radhët e PDK-së, Hydajet Hyseni.