Erion Veliaj me elozhe për Aurela Gaçen
Performanca e këngëtares morri vëmendjen edhe të kryebashkiakut.

ShowBiz
Tirana po del të jetë nikoqiri i disa koncerteve shumë të mira këto javë. Aurela Gaçe ditë më parë mbajti një koncert në kryeqytetin e Shqipërisë dhe bëri nam me paraqitjen e saj, shkruan lajmi.net.
Dhe paraqitja e këngëtares po vlerësohet lartë nga publiku, ku i fundit i cili ndau disa lëvdata për këtë organizim është krybashkiaku Erion Veliaj.
Ai në llogarinë e tij në Instagram ndau disa fotografi nga koncerti dhe shkroi “Nami me Aurelën tek Amfiteatri i Tiranës!
Një super publik që nuk reshti së kërcyeri dhe kënduari së bashku me divën e skenës shqiptare, që nga pop-i e deri te muzika popullore.
Një mbrëmje e paharrueshme”. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B2oFMXHhoTO/