Erion Veliaj i trishtuar për humbjen e Avni Mulës: Arti shqiptar do t’i jetë ngahera mirënjohës për veprën e çmuar që la pas

Kreu i Tiranës ka shkruar telegram ngushëllimi për vdekjen e Avni Mulës.

ShowBiz

29/10/2020 21:49

Arti shqiptar humbi një prej emrave më të çmuar të kësaj fushe, sot (e enjte) është shuar kompozitori Avni Mula, shkruan lajmi.net.

Mula ka lënë pas një thesar me vepra artistike, të cilat do të jetojnë gjithmonë tek populli ynë.

Kreu i Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjete sociale, ka shkruar telegram ngushëllimi për vdekjen e kompozitorit.

Ai njëherësh vlerëson lart veprën e Mulës, kurse thotë se ishte një nga pasuritë më të mëdha artistike dhe njerëzore të kombit tonë.

“Fort i trishtueshëm lajmi i ndarjes nga jeta e Avni Mulës, një nga pasuritë më të mëdha njerëzore dhe artistike të kombit tonë. Arti shqiptar do t’i jetë ngahera mirënjohës për veprën e çmuar që la pas! ?
Ngushëllime Invës për humbjen e babait, emrin e të cilit Tirana e nderoi me sallën e koncerteve “Avni Mula” në rrugën e Dibrës për t’u kujtuar nga gjithë brezat! ??”, shkruan Veliaj. /Lajmi.net/