Eriksen pranon t’i bashkohet Inter – dëshiron kalimin e menjëhershëm në ‘San Siro’

Christian Eriksen është pajtuar t’i bashkohet skuadrës së Inter.

Sport

14/01/2020 23:19

Raportimet e fundit nga Italia do t’i gëzojnë shumë tifozët e skuadrës së Inter.

Fabrizio Romano raporton se Eriksen është pajtuar t’i bashkohet Interit, në muajin janar.

Danezi thuhet se dëshiron të kalojë menjëherë në ‘San Siro’, dhe është gati të pajtohet për kushtet personale të kontratës.

Inter tashmë ka nisur zyrtarisht negociatat me Tottenham. 10 milionë janë ofruar deri më tani.

Tottenham kërkon 20 milionë për kartonin e lojtarit. Inter ka ofruar vetëm 10 milionë. /Lajmi.net/