Eriksen nënshkruan me top klubin nga Liga e Kampionëve

Christian Eriksen është i gatshëm ta konfirmojë të ardhmen e tij.

Sport

13/09/2019 13:35

Christian Eriksen ka vendosur t’i jap fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij në Tottenham.

“Daily Mail” raporton se mesfushori danez është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re me Spurs.

Eriksen është aktualisht i lidhur me Tottenhamin deri më 2020, përcjell lajmi.net.

Por, me marrëveshjen e re ai do të jetë një prej futbollistëve më të paguar në klub me pagë me vlerë prej 230 mijë funte në javë.

Danezi së fundmi ishte shfaqur si objektiv i Real Madridit dhe Juventusit. /Lajmi.net/