Eriksen në La Liga, por jo te Real Madrid

Atletico Madrid e ka bërë prioritet kryesor transferimin e mesfushorit të Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.

Sport

16/07/2019 16:50

Mesfushori 26 vjeçar që i ka shënuar Kosovës në ‘Fadil Vokrri’ në barazimin 2:2 në miqësoren që ‘Dardanët’ e kanë zhvilluar kundër Danimarkës, po kërkohet nga Atletico Madrid.

Eriksen ka qenë emër shumë i lakuar në tregun e transferimeve këtë verë, i cili gjithashtu kërkohej edhe nga Real Madrid.

‘Standard’ raporton se ish anëtari i Ajax tani po kërkohet me ngulm nga skuadra e Diego Simeones, përcjell lajmi.net.

Eriksen është pjesë e Tottenham që nga viti 2013, për të cilën skuadër ka zhvilluar 206 paraqitje, duke shënuar edhe 49 gola./Lajmi.net/