Eriksen ndoshta është gjallë falë Kjaer, ja çfarë gjesti fantastik bëri kapiteni i Danimarkës

Kapiteni i Kombëtares së Danimarkës, Simon Kjaer bëri ndihmë shumë të madhe te mesfushori Christian Eriksen.

Sport

12/06/2021 20:20

Danezi ishte pa ndjenja dhe për disa minuta luftoi me jetën, por tani është në gjendje stabile, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, Kjaer ishte i pari që i ndihmoi Eriksenit, që ishte në gjendje të tmerrshme në ato momente.

Kjaer i mbajti kokën bashkëlojtarit që të vazhdonte të merrte frymë, derisa ndihma mjekësore erdhi.

Pos kësaj, Kjaer qëndroi pranë të dashurës së Eriksen, Sabrina që ishte gjithashtu në gjendje të rëndë kur e pa lojtarin në atë gjendje.

Veprimi i parë i Kjaer ndoshta edhe është arsyeja kryesore pse Eriksen është gjallë, derisa punë të shkëlqyer bëri edhe stafi mjekësorë që i dha ndihmën e parë dhe e mbajti gjallë përmes ‘elektrik shokut’./Lajmi.net/