Eriksen flet për të ardhmen e tij: Kam shumë oferta, do të doja të jem në Champions por s’është primare

Christian Eriksen ka dhënë disa komente lidhur me të ardhmen e tij.

Sport

14/06/2022 22:07

Ylli danez është pjesë e shumë spekulimeve. Ai lidhet me skuadra nga Premier League.

Manchester United dhe Tottenham janë dy nga skuadrat më favorite për nënshkrimin e mesfushorit. Për gjitha spekulimet ka folur së fundmi vet lojtari.

“Unë kam oferta të ndryshme, po shqyrtojmë opsionet dhe pastaj do të marrim një vendim”, ka thënë Eriksen, transmeton lajmi.net.

“Unë do të doja të luaja në Champions League përsëri. E di se sa qejf është, por megjithatë nuk është esenciale për mua”, shtoi lojtari.

Eriksen luajti me Brentford së fundmi, ku arriti të bënte mjaft mirë pas një problemi që pati me aritminë e zemrës. /Lajmi.net/