Erik Loshi: Në Kosovë artistët blejnë çdo gjë nga interneti ndërsa në Shqipëri punojmë dy muaj për një këngë

Erik Lloshi është këngëtari nga Shqipëria, që pak ditë më parë ka publikuar projektin e ri muzikor “Ta qesim tymin”.

ShowBiz

07/07/2022 10:38

I ftuar në emisionin “Abc e pasdites”, ai ka promovuar këngën e re, shkruan lajmi.net.

Përtej kësaj, Eriku ka folur edhe për blerjen e klikimeve duke thënë se është e pamundur që artistët vendor t’i kalojnë me klikime ata vendor dhe se realitet është shumë më ndryshe nga ai që shihet nga klikimet e tyre.

“Realiteti është ndryshe, nuk mund te marrësh dy milionë klikime kur ke një popull aktualisht ka shkuar në 2.5 milionë njerëz në Shqipëri ndoshta edhe më pak sepse kanë ikur shumica, është jashtë çdo norme të dalësh mbi këngëtaret botëror me klikime. Blerja e klikime është kthyer në biznes”, u shpreh Eriku.

Loshi ka folur edhe për dallimin mes muzikës dhe produksioneve në Shqipëri dhe Kosovë.

Ai u shpreh se ndonëse nga ana e menaxhimit Kosova qëndron më mirë, produksionet e dy vendeve janë larg njëra-tjetrës.

Sipas tij në Kosovë artistët blejnë çdo gjë përfshirë beat-in dhe tekstin, ndërsa në Shqipëri punohet dy muaj për një këngë.

“Kosova, për mendimin tim, përdorë një lloj taktike që është menaxhim të mirë. Nëse do flasim për produksionet shqiptare dhe kosovare, janë larg njëra-tjetrës. Produksionet shqiptare kurohen në detaj, ndërsa produksionet kosovare blejnë beat-in nga interneti, tekstin e blejnë, çdo gjë e blejnë. Nuk bëjnë asgjë vetë. Ndërsa ne punojmë një muaj deri në dy muaj për të bërë një këngë. Ama, ana menaxheriale është më e fortë se në Shqipëri. Atje artisti nuk i ngatërrojnë që artisti të flas me lokalet, vet me producentin secili ka rregullat e veta. Ndërsa në Shqipëri është parregullsia dhe pabesi ndaj anës financiare”, ka thënë këngëtari./Lajmi.net/