​”Erërat e pasdites në Kosovë hyn në kategorinë e fatkeqësive natyrore”

Erërat e forta që janë paralajmëruar për pasditen e sotme, hyn në kategorinë e fatkeqësive natyrore dhe si të tilla mundë të jenë të rrezikshme e të shkaktojnë dëme, por edhe të rrezikojnë jetën e vet qytetarëve të vendit. Kështu ka thënë drejtor ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) dhe njohësi i…

Lajme

05/02/2023 16:41

Erërat e forta që janë paralajmëruar për pasditen e sotme, hyn në kategorinë e fatkeqësive natyrore dhe si të tilla mundë të jenë të rrezikshme e të shkaktojnë dëme, por edhe të rrezikojnë jetën e vet qytetarëve të vendit.

Kështu ka thënë drejtor ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) dhe njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh, Tahir Ahmeti, i cili ka thënë se qytetarët gjatë kësaj periudhe, duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve të tyre.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot pasdite vendi do të përfshihet nga erërat e fuqishme të cilat do të regjistrojnë shpejtësinë mbi 12m/s”, ka thënë ai.