Erërat e forta shkaktojnë prishje në Anamoravë dhe Mitrovicë

Erërat e forta kanë shkaktuar prishje në Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan.

Lajme

23/04/2019 11:21

Erërat e forta kanë shkaktuar 11 prishje në rajonin e Ferizajit dhe 3 të tjera në Mitrovicë dhe dy në Gjilan, duke bërë që të afektohen një numër i madh i konsumatorëve, sidomos në Ferizaj.

Siç bëhet e ditur në njoftim, ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në të gjitha zonat ku ka prishje dhe janë duke i sanuar ato në kohën më të shkurtër të mundshme.

Konkretisht në Ferizaj zonat pa energji elektrike janë një pjesë e qytetit, ajo e Gackës, Kraishës, Sllovisë, Jezercit dhe disa zona përreth, Kacanikut,  ndërsa në rajonin e Mitrovicës zona problematike të afektuara janë ajo e Shipolit dhe pjesa e Skënderajt, sidomos Likovci dhe Qirezi me rrethinat përkatëse. Dy prishjet në rajonin e Gjilanit janë daljet e Kufcës dhe Stubllës.

KEDS kërkon nga të gjithë konsumatorët që nëse shohin ndonjë avari të mos u ofrohen, pra të mbajnë distancën e sigurisë dhe të lajmërojnë çdo prishje në Qendër të Thirrjeve në numrin 0800 79100 që është pa pagesë apo përmes formave tjera të komunikimit, siç janë rrjetet sociale zyrtare të kompanisë.  /Lajmi.net/