Erërat e forta lënë pa rrymë rajonet e Pejës, Gjakovës e Prizrenit, KEDS: Po punojmë me intensitet të shtuar

KEDS ka njoftuar se erërat e forta gjatë tri ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme në shtyllat elektrike dhe përçuesit elektrikë, duke lënë disa konsumatorë pa furnizim me energji elektrike. Rajonet më të prekura janë Peja, Gjakova dhe Prizreni. Sipas KEDS-it, erërat do të vazhdojnë dhe ekipet e kompanisë janë në terren, duke punuar me…

Lajme

16/03/2025 15:01

KEDS ka njoftuar se erërat e forta gjatë tri ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme në shtyllat elektrike dhe përçuesit elektrikë, duke lënë disa konsumatorë pa furnizim me energji elektrike.

Rajonet më të prekura janë Peja, Gjakova dhe Prizreni.

Sipas KEDS-it, erërat do të vazhdojnë dhe ekipet e kompanisë janë në terren, duke punuar me intensitet për të rikthyer furnizimin me energji elektrike sa më shpejt.

Ata kërkojnë mirëkuptimin e konsumatorëve për ndodhitë e shkaktuara nga këto kushte të motit.

“Si pasojë e këtyre erërave, janë shkaktuar dëme në shtylla elektrike dhe në përçues elektrikë, çka ka lënë një numër të caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike. Rajonet më të prekura janë Peja, Gjakova dhe Prizreni. Ekipet e KEDS-it janë vazhdimisht në terren dhe po punojnë me intensitet të shtuar për t’ua rikthyer sa më shpejt furnizimin me energji elektrike konsumatorëve të prekur, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.