Erë, ngrica e mjegull, ky është parashikimi i motit për sot

Situata meteorologjike në Kosovë nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në krahasim me ditët e fundit.

Lajme

19/01/2020 07:59

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për shkak të fushave anticiklonike, të cilat janë bllokuar mbi territorin tonë, mungon aktiviteti i elementeve meteorologjike, konkretisht lëvizjes së masave ajrore në drejtim horizontal.

“Në këtë situatë, parashihet mot i qetë, me ngrica të dobëta, kryesisht në orët e para të ditës dhe gjatë natës.Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius”, njofton IHMK-ja.

Instituti bën të ditur se do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i verilindjes. /Lajmi.net/